Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, dyshohet se kishte një granatë dore në xhep - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 22 vjeçar në Prizren, dyshohet se kishte një granatë dore në xhep

    Insajderi
    04 December 2024 - 17:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka thënë se sot janë njoftuar se një 22 vjeçar derisa ishte në një restorant në Prizren, në xhepin e xhaketës është duke mbajtur një mjet që dyshohet se ishte granatë dore.

    Njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjet dhe kanë arrestuar të dyshuarin, ndërsa mjeti i dyshuar është siguruar.

    Për rastin është informuar edhe FSK.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

    “Me datën 04.12.2024 rreth orës 15:35 kemi marre informatën nga qendra komunikues se një dyshuari (mashkull /Shqiptar 22 vjeçar) ndodhet ne një  restaurant në qendër në Prizren dhe ne gjepin e xhaketës  mbanë një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë ju ka përgjigj rastit dhe ka arrit te arrestoj të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta siguroj, në vendin e ngjarjes kanë dale të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme. Lidhur me rastin janë informuar hetuesit Rajonal si dhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit iniciohet rasti, gjithashtu është informuar edhe FSK-së”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark