Policia britanike thotë të ketë arrestuar një 23 vjeçar në lidhje me sulmin vetëvrasës me bombë në Manchester ku mbetën të vdekur 22 persona dhe u lënduan disa dhjetëra tjerë gjatë një koncerti nga këngëtarja amerikane, Ariana Grande.
“Në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në Manchester Arena, mund të konfirmojmë se e kemi arrestuar një 23 vjeçar në Manchesterin Jugor”, ka thënë Policia e Manchesterit në Twitter, raporton Reuters.