Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë kërkohej me 12 urdhëresa të Gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 23 vjeçar në Prishtinë kërkohej me 12 urdhëresa të Gjykatës

    Insajderi
    29 May 2024 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë arrestuar një 23 vjeçar që po kërkohej me 12 urdhëresa nga gjykatat.

    E.Z është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Njoftimi i plotë:

    Mbrëmë nga Njësiti për Reagim të Shpejtë, në Prishtinë, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresa të gjykatës.

    Ndaj personit të dyshuar:

    E. Z mashkull 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë qenë aktive 12 urdhëresa nga gjykatat, për veprat grabitje, posedim i narkotikëve, vjedhje, lëndim trupor etj.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, nga zyrtarët e stacionit veriu në Prishtinë dhe zyrtarëve të stacionit të Vushtrrisë, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të denimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark