Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vriste djalin e tij në Vushtrri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një 32-vjeçar në Fushë-Kosovë, strehoi të dyshuarin që tentoi ta vriste djalin e tij në Vushtrri

    Insajderi
    25 September 2025 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 32-vjeçar është arrestuar në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se strehoi Driton Bekteshin, të dyshuarin për plagosjen e djalit të tij në Stanoc të Vushtrrisë.

    Arrestohet një person i dyshuar për dhënie ndihme kryesit pas kryerjes së veprës penale

    “I dyshuari, mashkull kosovar 32-vjeçar, është arrestuar  në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se kishte strehuar dhe ndihmuar një person tjetër të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, e cila kishte ndodhur në muajin korrik 2025 në fshatin Stanovc të Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

    Ndryshe, më 28 korrik rreth orës 18:00, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një 27-vjeçar kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

    Autoritetet konfirmuan se ai është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur katër gëzhoja, ndërsa hetimet u drejtuan si “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

    Policia njoftoi se është në kërkim të personit që dyshohet se kishte shtënë me armë dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm, të lajmërojnë në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo aplikacionit “Lajmëro policinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark