Është arrestuar një person në Shkodër, pasi i njëjti dyshohet se ka rrahur gruan dhe djalin e tij.
Policia ka bërë të ditur se personi i arrestuar është i moshës 40-vjeçare.
“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin 40 vjeç, banues në Qerret Shllak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre të mitur”.
“Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.