Arrestohet një 50-vjeçar për sulm seksual në Shtërpcë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një 50-vjeçar për sulm seksual në Shtërpcë

    Insajderi
    15 April 2022 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 50-vjeçar është arrestuar në pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një 25-vjeçare.

    Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Gotovushë të Shtërpcës.

    “Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datë 14.04.2022 rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në fshatin Gotovushë të Shtërpcës kishte ndodhur një rast i sulmit seksual. Në lidhje me këtë, policia e rendit fillimisht, ka marr veprimet e nevojshme dhe ka identifikuar personin e dyshuar A.H ( M/K) i moshës 50 vjeçar dhe vendin e ndodhjes së tij, e më pas e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve. I njëjti, dyshohet se të njëjtën ditë rreth orës 09:00 në fshatin Gotovushë kishte ndaluar automjetin e tij dhe kishte marr viktimën J.V ( F/K) e moshës 25 vjeçare, të cilën gjatë rrugës e kishte sulmuar seksualisht”, thuhet në komunikatën e policisë.

    Pas intervistimit të hetuesve rajonal , në prezencë edhe të avokatit mbrojtës , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore , ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulm seksual’’


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark