
Në Vau të Dejës në Shqipëri është arrestuar një person i moshës 68-vjeçare.
I njëjti dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu, drejt bashkëshortes së tij, me qëllim vrasjen e saj.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se policia ka sekuestruar armën e gjahut, raporton Abcnews.al.
Ndërkaq, gruaja e moshës 61-vjeçarje është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës .
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës. 61-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”.
“Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.