Arrestohet një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje

    Insajderi
    30 April 2017 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se një aktivist i tyre, Flamur Arifaj, është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës.

    “Aktivisti Arifaj është ndalur dhe arrestuar për shkak të aksionit të rrotullimit të xhipave, i vitit 2009, për të cilin rast Policia ka arrestuar disa herë aktivistët tanë, përfshirë edhe vetë aktivistin Flamur Arifaj”, njofton VV.

    Përmes një komunikate për media, VV thotë se “me arrestimet e tilla, Policia po dëshmon se është vetëm instrument i pushtetit që ka kapur të gjitha institucionet”.

    “Në vend që aktiviteti i saj të jetë për të vendosur rend e ligj në vend, ajo shpesh shkel vetë ligjet, për të përmbushur porositë e klanit kriminal “Pronto”. Duke mos luftuar strukturat paralele që cenojnë shtetësinë e Kosovës çdo ditë, e duke u marrë me raste të aktivistëve tanë – të para disa viteve – që lidhen me aksione simbolike në mbrojtje të Republikës, po vërtetohet se Policia drejtohet nga një skemë e njerëzve që janë vegla të mafiozëve të pushtetit”.

    “Kërkojmë që aktivisti Flamur Arifaj të lirohet menjëherë dhe të marrë fund përndjekja e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Asgjë nuk do ta ndalë anjëherë angazhimin tonë për ta çliruar shtetin nga kapësit dhe për të vendosur drejtësi, rend e ligj”, thuhet në njoftimin e VV-së.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark