Juan Manuel Alvarez dyshohet se ka shpërlarë mbi katër miliardë dollarë në dekadën e fundit për trafikantin e njohur të drogës El Chapo i cili u arrestua kohë më parë.
Alvarez dyshohet se ka shpërlarë rreth 300 deri në 400 milion dollarë çdo vit për El Chapo, përmes një rrjeti të kompanive dhe qendra të këmbimit.
Përmes një deklarate, policia meksikane dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se arrestimi i tij u bë gjatë një operacioni të përbashkët me ushtrinë dhe se ky ka qenë rezultat i punës së inteligjencës meksikane, njofton The Guardian.
Në njoftimin e policisë thuhet se ai u arrestuar bazuar në një kërkesë për ekstradim të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai është duke u akuzuar për shpëlarje parash.
Karteli i drogës Sinalou,i udhëhequr nga El Chapo, thuhet se është banda më profitabile e drogës në Meksikë. Bosi i këtij karteli, El Chapo, u arrestua në janar të këtij viti./Insajderi.com