Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Klinë, nën dyshimin se ka detyruar të dashurën e tij që të kryejë marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.
E dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.