Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Pejë pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht djalin e tij.
Sipas raportit policor, me urdhër të prokurorit pas arrestimit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht djalin e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thotë tutje policia.