Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e një gruaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një burrë në Prishtinë, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e një gruaje

    Insajderi
    23 June 2024 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e një gruaje.

    Policia e ka cilësuar rastin si tentim dhunimi.

    “Ankuesja, një femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari, një mashkull kosovar, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë pa dëshirën e saj”.

    “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark