Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren pasi që gjatë një ahengu dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 30 fishekë dhe një gëzhojë.
I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.