Një burrë është arrestuar në Zveçan, i cili ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë legjitimimit ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.