Policia ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Vushtrri dje, nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Policia tha se viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Vushtrri 22.11.2024 – 17:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Viktima ishte e shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.