Policia e Kosovës ka arrestuar një djalë në Prishtinë nën dyshimin se ka kërcënuar babën e tij.
I njëjti gjithashtu dyshohet se ka tentuar ta sulmojë babanë e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur dje në mesditë rreth orës 15:20.
Rr. Nexhmi Llumnica, Prishtinë 01.07.2024, 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte kanosur dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.