Arrestohet një grua në Ferizaj- Zbulohet se si e shantazhoi një burrë për para dhe gënjeu në polici për "sulm seksual" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një grua në Ferizaj- Zbulohet se si e shantazhoi një burrë për para dhe gënjeu në polici për “sulm seksual”

    Insajderi
    01 October 2024 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar dje një grua në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit.

    Sipas policisë, ajo i kishte kërkuar para një burri në formë të shantazhit, teksa më parë dyshohet se kishte gënjyer në polici për “sulm seksual”, ndaj saj.

    I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

    “Ferizaj 29.09.2024-01:00-17:00. Pas raportimit se një femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, lidhur me rastin njësiti i hetimeve ka intervistuar të dy palët, ku pasi është dëshmuar se e dyshuara femër kosovare i kishte kërkuar të dyshuarit para në formë të shantazhit, në konsultim me prokurori është rikualifikuar vepra penale nga ‘sulmi seksual’ në veprat penale ‘shantazh’ dhe ‘sulm’. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark