Arrestohet një grua në Tiranë, braktisi të sapolindurin në bodrum të banesës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një grua në Tiranë, braktisi të sapolindurin në bodrum të banesës

    Insajderi
    08 November 2023 - 21:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua në Tiranë e ka braktisur foshnjën e saj në bodrumin e një pallati, ku më pas është identifikaur dhe ndaluar nga policia.

    Siç shkruan Top Channel, foshnja e gjinisë mashkullore mësohet se është në gjendje shumë të rëndë dhe po mbahet i intubuar.

    Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë ndërsa, mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.

    Foshnja në spital ka mbërritur pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve.

    Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak.

    Djali i sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor në spital.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark