×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një grua nga Irani në Aeroportin “Adem Jashari”, kjo është arsyeja

    Insajderi
    06 August 2024 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Irani është arrestuar dje në Aeroportin “Adem Jashari”, në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ajo dyshohet se prezantoi një pasaportë të falsifikuar.

    Me vendim të prokurorit, gruaja në fjalë pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

    “FALSIFIKIM I DOKUMENTIT ANP Adem Jashari 05.08.2024-14:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Iranit pasi që gjatë kontrollit ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. Pasaporta është sekuestruar dhe me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark