Një grua është arrestuar në Gjakovë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoj policia.