Arrestohet një i dyshuar në Fushë Kosovë, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar në Fushë Kosovë, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës

    Insajderi
    28 August 2024 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka bërë të ditur se nga njësite të stacionit policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

    Në komunikaten për media bëhet e ditur se i njëjti është dënuar me  burgim për veprën “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “E. S, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me  burgim (1 vit e 10 muaj) për veprën Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

    “Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark