Policia në Rahovec njofton se kanë kryer kontroll në tri lokacione mbi dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Në fshatin Krushë e Madhe është arrestuar i dyshuari B. B., i lindur në vitin 1985, si dhe në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Bëhet e ditur se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.