Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin për përfshirje në veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar nën dyshimin për përfshirje në veprat ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’

    Insajderi
    12 August 2025 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – DHKEK, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Prizren, dje më 11.08.2025 ka pranuar dëshminë e një ankuesi nga një fshat i Suharekës.

    Ankuesi deklaron se është duke u kanosur dhe detyruar nga një i dyshuar, po ashtu nga një fshat i Suharekës.

    Bazuar në deklaratën e ankuesit, ai deklaron se para tri viteve ka luajtur lojëra bixhozi në shumën rreth nëntë mije euro, ndërsa i dyshuari tani i kërkon rreth njëzet e një mije euro dhe vazhdimisht e ka kanosur dhe detyruar ankuesin për kthimin e borxhit.

    Dyshohet se i dyshuari këto lojëra të fatit i ka menaxhuar përmes adresave elektronike nga Zvicra dhe Kosova. Policia ka sekuestruar një telefon me qëllim të ekzaminimit rreth lojërave të organizuara.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit sipas detyrës zyrtare, ndaj tij është iniciuar rasti nën dyshimin për përfshirje në veprat penale: ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’ dhe ‘detyrimi’.

    Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari A.L., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar) është ndaluar për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark