Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

    Insajderi
    18 June 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, njofton se në bashkëpunim dhe në koordinim me hetuesit e Doganës së Kosovës, ka realizuar një aksion gjatë të cilit është arrestuar një person.

    Ai dyshohet se kreu veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’’ dhe ‘’Përvetësimi në detyrë’’.

    Sipas Prokurorisë, personi i dyshuar është ndaluar me urdhër të Prokurorit të shtetit për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark