Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në një dhunim që kishte ndodhur në prill në Viti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në një dhunim që kishte ndodhur në prill në Viti

    Insajderi
    01 August 2025 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, ka njoftuar se pas një hetimi intensiv dhe veprimeve të mirë organizuara operative, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, sot me datën 01.08.2025 ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin N.S. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).

    Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘’Dhunim’’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025.

    Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave janë duke vazhduar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark