×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një i dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, policia thotë se ka pasur rol të rëndësishëm

    Insajderi
    02 December 2024 - 14:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    J.V. është arrestuar si i dyshuar që mund të ketë pasur rol të rëndësishëm në grupin përgjegjës për sulmin terrorist ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmë.

    Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se të dyshuarit i janë konfiskuar katër granata dore, një pushkë gjuetie, mbi 500 copë municion dhe pajisje të tjera ushtarake, shkruan Insajderi.

    Në vazhdimësi të hetimeve lidhur me rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike, por edhe rasteve paraprake, nga njësitë relevante hetimore, në bashkëpunim edhe me njësitë tjera policore, me datën 01/12/2024 në orët e mbrëmjes, është arrestuar edhe një i dyshuar (J.V.), nën dyshimin që mund të ketë patur rol të rëndësishëm në kuadër të grupit përgjegjës për rastin e sulmit terrorist ndaj infrastrukturës kritike”, thuhet në komunikatë.

    Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit i është caktuar masa prej 48-orësh.

    Tutje, thuhet se situata në veri është e qetë, “por siç e kemi bërë të ditur në vazhdimësi është një situatë e brishtë, e përcjellë me raste të natyrave të ndryshme kriminale, si rasti i fundit i sulmit kriminal terrorist i ndodhur ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit, dhe për këtë vazhdojnë masat shtesë të PK-së”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark