Policia ruse ka arrestuar një të dyshuar lidhur me vrasjen e gazetarit të pavarur, Dmitry Tsilikin
Komiteti Hetues Rus tha sot se 21 vjeçari Sergei Kosyrev është arrestuar në Shën Petërsburg, pasi u rrëfye se e ka vrarë Tsilikinin
Nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me hetimet.
Gazetari i pavarur rus, Dmitry Tsilikin, ishte gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Shën Petërsburg, më 1 prill
Policia në qytetin verior rus e kishte konfirumuar lajmin për vdekjen e 54 vjeçarit Tsilikin, i cili kishte pasur shumë plagë në trup, nga disa therje
Sipas policisë, Tsilikin duket se kishte ndërruar jetë dy ditë para se të gjendej në banesën e tij. Ata thanë se telefoni dhe kompjuteri personal i tij mungonin në banesë
Tsilikin ishte një gazetar shumë i njohur rus, shkrimet e të cilit fokusoheshin në kulturë dhe muzikë. Ai gjithashtu ka shkruar për çështje sociale dhe të drejta të njeriut.(rel)