Arrestohet një malazez për krimet e luftës në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një malazez për krimet e luftës në Kosovë

    Insajderi
    04 August 2016 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Mali të Zi për krim të organizuar dhe krime lufte ka konfirmuar se ka arrestuar Vlada Zmajeviqin (47 vjeç) nga Nikshiqi me dyshimin se “ka kryer krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë më 1999”.

    Njoftimi për arrestimin e tij u dha më herët nga e përditshmja malazeze Vjesti, derisa këtë lajm e vëtrtetoi drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, i cili tha se Vlado Zmajeviq ishte i pari në listë për krimet në Zhegër të Gjilanit.

    Në bazë të hulumtimeve gjatë vitit 2000, Fondi ka dokumentuar se në këtë krim janë vrarë gjashtë persona, më 29 dhe 30 mars 1999.

    “Në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, më 29 mars 1999, tetë autobusë, sipas të gjitha gjasave, me vullnetarë të Ushtrisë Jugosllave, kanë arritur në fshat dhe kanë vrarë gjashtë persona. Natyrisht, të gjithë civilë të përkatësisë shqiptare, në mesin e të cilëve edhe pleq dhe gra.”

    Sipas tij, “duket se Sekretariati i punëve të brendshme në Gjilan ka dorëzuar aktpadi ndaj shtatë personave në prokurorinë ushtarake për këtë krim, kurse i pari në listë ka qenë Vlado Zmajeviq”, tha Blakaj për Radion Evropa e Lirë.

    “Me urdhër të prokurorisë speciale shtetërore, pjesëtarët e njësisë speciale të policisë në bashkëpunim me pjesëtarët e Drejtorisë së Policisë në Nikshiq e kanë arrestuar V.Z. me dyshimin e bazuar se ka kryer vepër penale – krime lufte kundër popullsisë civile. Të dyshuarin në hapësirat e Prokurorisë do ta marrë në pyetje prokurori special, pas të cilit do të merret vendimi për veprim të mëtejmë”, tha Prokuroria e Malit të Zi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark