Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një person i cili ka keqpërdorur shumën afro 4 mijë euro.
Sipas policisë, pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar një person, pasi ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të menaxherit ka keqpërdorur shumën prej 3.963,20 euro, duke tentuar që këtë shumë të parave ta mbulojë me mallra me afat të skaduar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje./Insajderi.com