×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një mësimdhënëse në Pejë, dyshohet për mashtrim- 300 mijë euro qarkullim në bankë

    Insajderi
    17 September 2024 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mësimdhënëse është arrestuar në Pejë, dhe po dyshohet për veprën penale të mashtrimit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

    “Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin 48 orë për të dyshuarin, – mesimdhënëse”, ka thënë ai për Insajderin.

    Gazeta Insajderi merr vesh se e dyshuara ka mashtruar dhjetra persona, në lidhje me dokumentet për aplikim për subvencionin për bujqësi.

    Burimet e Insajderit bëjnë me dije se ajo ka pasur mbi 300 mijë euro qarkullim në xhirollogarinë e saj bankare.

    E dyshuara është mësimdhënëse në shkollën Xhemajl Kada.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark