Policia ka arrestuar një person të dyshuar pasi që gjatë një mosmarrëveshje me ish gruan e tij, ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Të dyshuarit i është konfiskuar arma dhe është dërguar në mbajtje, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar, njofton policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “De Rada”, në Prizren, rreth orës 13:45./Insajderi.com