
Sot nga njësiti i hetimeve të stacionit Qendra në Prishtinë, është arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhjeve (dyshohet për mbi 10 raste).
Bëhet fjalë për A.H . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Kosovës.
Rastet kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.