Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, sulmoi fizikisht policët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, sulmoi fizikisht policët

    Insajderi
    30 April 2023 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në ora 18:00, derisa policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ishin në pikë kontrolli në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në fshatin Prelez i Muhaxherëve kanë ndaluar një automjet, shoferi i së cilës kishte bërë kundërvajtje tejkalim të shpejtësisë dhe pas kontrollimit të dokumenteve ndaj të njëjtit inicohet procedurë gjyqësore për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim i automjetit pa patent shoferi, mirëpo pas verifikimit të tij rezulton se F.A (M/K) i moshës 23 vjeçar ishte në kërkim policor.

    Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge” me dënim burgimi prej tetë (😎 muajve dhe i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

    Gjatë kompletimit të dokumentacionit dhe përgatitjeve për ta dërguar në vuajtje të dënimit, F.A ka sulmuar dy zyrtarë policor dhe ka dëmtuar derën e një zyre të stacionit të policisë.

    Ndaj tij me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar edhe një rast penal ” Sulm ndaj personit zyrtar dhe dëmtim i pronës publike” dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit për procedura tjera.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark