Arrestohet një person, ishte në kërkim për veprën penale “shpërndarja dhe shitje të narkotikëve” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person, ishte në kërkim për veprën penale “shpërndarja dhe shitje të narkotikëve”

    Insajderi
    29 April 2025 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka njoftuar se ka arrestuar në Ferizaj një person të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    I arrestuari me inicialet B.Z. (M/K), 43 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, për të cilën ishte dënuar me treqind (300) ditë burgim.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, personi është dërguar për vuajtjen e dënimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark