Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, pati leje qëndrimi të falsifikuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”, pati leje qëndrimi të falsifikuar

    Insajderi
    07 October 2021 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje më datë 06.10.2021, në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” gjatë në kontrollit të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaporten e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër.

    Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në menyrë mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumentave, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.

    Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim.

    Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet për menaxhim dhe kontroll kufitar, përfshirë Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës, mbesin të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për levizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë personat që plotësojnë kriteteret e parapara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark