Arrestohet një person në Gjilan për mashtrim me subvencione - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohet një person në Gjilan për mashtrim me subvencione

    Insajderi
    23 September 2021 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njësia Rajonale e Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka arritur të sigurojnë informata dhe dëshmi në lidhje me dyshimet për aktivitet kriminal në Komunën e Kllokotit.

    Dëshmitë e mbledhura gjatë fazës së hetimit kanë krijuar dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi me subvencione”.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari N.P., i lindur më 1986, mashkull kosovar, gjatë tri viteve të fundit (2018-2020), ka plotësuar aplikacione me përmbajtje të rreme duke krijuar marrëveshje fiktive mbi dhënien e tokës bujqësore, të cilën kinse e ka marr me qira dhe në këtë mënyrë ka arritur të përfitojë subvencione në mënyrë të kundërligjshme në vlerë prej 2,400 euro.

    Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Mashtrimi me Subvencione”.

    I dyshuari është intervistuar, në prezencë të avokatit mbrojtës të enjten dhe me vendim nga Prokurori i Prokurorisë Themelore-Gjilan, është dërguar në mbajtje për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark