Arrestohet një person në Graçanicë, iu gjet ekstazi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Graçanicë, iu gjet ekstazi

    Insajderi
    04 June 2025 - 09:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar në Graçanicë mëngjesin e së martës.

    Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se të njëjtit iu gjetën substanca të dyshuara narkotike të llojit ekstazi- 10 copë, shkruan Insajderi.

    “Graçanicë / 03.06.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar 10 pilula me substancë të dyshuar narkotike të llojit Ekstazi”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Policia tutje bën të ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark