Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi dyshohet për veprën penale “dhunim”.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:10, në Mitrovicë.
Viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njoftoj policia.