Arrestohet një person në oborrin e një shkolle në Podujevë pasi u kap me drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në oborrin e një shkolle në Podujevë pasi u kap me drogë

    Insajderi
    24 September 2025 - 09:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar pasditën e së djeshmes një person në oborrin e një shkolle në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

    Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë si dhe 0.23 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuana.

    Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti është ndaluar në oborrin e shkollës dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një thikë dhe një sasi prej 0.23 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark