Policia në Pejë ka njoftuar se më 12 gusht në fshatin Gorazhdec të Pejës, disa persona kanë kënduar këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike.
Ata kanë konsumuar alkool dhe kanë thyer shishet.
Kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ata ishin larguar.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datë 12.08.2024, rreth orёs 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona këndonin kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё, konsumonin alkool dhe thyenin shishe, pasi qё Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.”
Një prej tyre është arrestuar dje dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas njё pune intensive nga zyrtaret Policor, me datё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.”