Policia ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka postuar në rrjete sociale me armë zjarri.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00, në fshatin Lupç i epërm të Podujevës.
Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator pa fishëk dhe 12 fishekë të pushkës së gjuetisë.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në rrjete sociale ka postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar; një armë zjarri me një karikator pa fishek, dhe 12 fishekë të pushkës së gjuetisë”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.