Arrestohet një person në Prishtinë - kapet me drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë – kapet me drogë

    Insajderi
    15 August 2025 - 09:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi tek ai janë gjetur substanca të dyshuara narkotike dhe para të gatshme.

    Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit tek i dyshuari është konfiskuar një qese najloni me 29 paketime të vogla të substancës së dyshuar narkotike, me peshë totale prej 18.1 gram.

    Më pas, gjatë bastisjes në banesën e tij, policia ka sekuestruar edhe një paketim tjetër me peshë 2.7 gram, të mbështjellë me fletë alumini, 170 euro para të gatshme dhe një telefon celular.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark