Një person është arrestuar si i dyshuar për grabitje në Prizren.
Lidhur me rastin policia ka dhënë detaje.
Në njoftimin e organeve të rendit, thuhet se 21-vjeçari E.B, dyshohet se para disa javës, saktësisht më 10 qershor, rreth orës 23:34 në rrugën ‘’Zara’’ në qytetin e Prizrenit duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë.