Policia e Kosovës, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar në Prizren pasi në rrjete sociale është parë duke e rrahur vajzën e tij të mitur.
Sipas policisë, nga e mitura dhe babai i saj janë marrë deklaratat, teksa bëhet e ditur se e mitura është dërguar për ekzaminim mjekësor.
“Është marr deklarata nga i dyshuari, i cili ka pohuar se në video-incizimin e shpërndarë në rrejtët sociale është ai dhe vajza e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.
Njoftimi i plotë: