Arrestohet një person në Vushtrri për sulm fizik nën ndikimin e alkoolit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Vushtrri për sulm fizik nën ndikimin e alkoolit

    Insajderi
    10 June 2025 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Vushtrri është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

    Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09.06.2025, në orën 03:46, shkruan Insajderi.

    Sipas raportit, viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje.

    “Vushtrri 09.06.2025 – 03:46. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark