Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtine i cili dyshohet se gjatë kohës sa ka qenë duke punuar në një kompani private, ka “keqpërdorur besimin” e punëdhënësve duke lëshuar fatura në mënyra të parregullt.
Prej këtyre veprimeve, ai besohet të ketë fituar rreth 8 mijë euro, njofton Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Insajderi.com