Siç njofton Policia e Kosovës, i dyshuari me të cilin ka qenë në lidhje fema që e denoncoj rastin në polici, i ka dërguar mesazh përmes telefonit asaj se do t’i publikonte fotot intime të saj nëse nuk i jep në shkëmbim 600 euro.
“Ankusja femër K/Shqiptare ka informuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar me te cilin ka qenë ne lidhje i ka dërguar mesazh për mes telefonit ose mi jep 600 euro ose do ti publikoj fotot tona intime ne internet, e caktojnë takimin ne lokacionin e caktuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia po ashtu ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar i cili pas intervistimit me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje./Insajderi.com