​Arrestohet një person për krime lufte në rajonin e Pejës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Arrestohet një person për krime lufte në rajonin e Pejës

    Insajderi
    27 June 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një pune hetimore nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot ka arrestuar M.D. nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez – shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullsisë civile.

    Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë 9 civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur 5 persona të tjerë, po ashtu civilë shqiptarë.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark