Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjëten ka ndaluar një person, në Deçan nën dyshimin për nxitje të urrejtjes racore, përqarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.
I ndaluari sipas policisë A.C viti i lindjes 1984 nga fshati Lloçan i komunës së Deçanit.
Sipas raportit të policisë, gjatë një takimi të zhvilluar në Asamblenë e Komunës së Decanit lidhur me pronat dhe banesat e qytetarëve, përmes këshillit danez për refugjatë dhe akterëve tjerë, personi A. C, ka marrë fjalën në këtë takim duke shprehur nxitje të urrejtjes ndaj qytetarëve të pranishëm.
“I njëjti ka deklaruar se pas daljes nga ai takim brenda 30 min, do t’i ftojë të gjithë qytetarët për t’u ballafaquar me Policinë dhe KFOR-in”, thuhet në këtë njoftim.
I dyshuarit A. C, me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.