Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”

    Insajderi
    08 July 2025 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arrestuar nje person të moshës 22 vjeçare.

    Bëhet fjalë për P.R të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

    Sipas njoftimit hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri.

    Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll  në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar:

    Një pushkë e gjatë përsëritëse dhe 26 fishekë dhe Një pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë

    Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkasin personit I. R.,47 vjeç për të cilat posedonte leje të skaduar.

    Me urdhër të prokurorit të shtet është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark